Midis Moskës dhe Parisit filloi të qarkullojë treni direkt për pasagjerë. Sot ai nisi udhëtimin e vet të parë nga Stacioni i trenit “Bjelloruskij” në Moskë. Pothuajse të gjitha biletat u shitën.

Treni me itinerar “Moskë-Berlin-Paris” është i aftë të lëvizë me shpejtësi deri në 200 km/orë. Rruga e tij me gjatësi prej 3177 kilometra kalon nëpër territoret e pesë shteteve: Rusisë, Bjellorusisë, Polonisë, Gjermanisë dhe Francës. Koha e udhëtimit të tij merr pak më shumë se 1 ditë.

0Që nga viti 2007 e deri në momentet aktuale mes kryeqyteteve të Rusisë dhe Francës ka qarkulluar vetëm një vagon i drejtpërdrejtë.