Autokolona e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë me ndihma humanitare për serbët e Kosovës kaloi sot kufirin rumuno-serb. Të martën ajo do mbërrijë në qytetin e Mitrovicës, ku ngarkesa do ti dorëzohet Kryqit të Kuq serb.

Autokolona u nis nga qyteti periferik i Moskës Noginsk më 7 dhjetor. Në përbërjen e saj hyjnë 25 kamionë “KAMAZ, të cilët janë ngarkuar me 284 ton mallra: mini-centrale elektrike diesel, batanije, produkte ushqimore, enë kuzhine dhe mobilje të palosshme fushore.

0Në nëntor MSJ e Rusisë ka çuar për serbët e Kosovës produkte dhe soba portative, kurse në fund të gushtit Rusia ka ndihmuar Serbinë në luftën kundër zjarreve.