Në miningun në Sheshin Manezh (Manege) pranë mureve të Kremlinit në mbështetje të Presidentit Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit Vladimir Putin u mblodhën rreth 25.000 veta. Në aksionin e organizuar nën parullën “Lavdi Rusisë” marrin pjesë anëtarë të Partisë “Rusia e Bashkuar”, përfaqësues të Lëvizjes “Garda e re”, Frontit Mbarëpopullor Rus si dhe anëtarë të lëvizjeve rinore “Rusia e re”, Nashi” (“Tanët”) dhe “Çeliku”.

0Të shtunën në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë u zhvilluan aksione masive proteste me kërkesën e rishikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Dumën Shtetërore për shkak të manipulimeve e falsifikimeve në to. Presidenti Dimitri Medvediev shprehu mospajtimin e vet me parullat që tingëlluan gjatë këtyre mitingjeve. Por megjithatë ai urdhëroi që të verifikohen të gjitha raportimet dhe akuzat në lidhje me shkeljet në zgjedhjet e 4 dhjetorit.