Në qytetin Tyumen (Siberi) të dielën u vendos një rekord i ri në notimin në ujë të akullt. Banori i këtij qyteti Andrei Siçov përshkoi për 56 minuta me not në ujët të akullt distancën prej 2.1 kilometra. Jo vetëm në Rusi, por dhe në të gjithë botën një distancë të tillë nuk e ka përshkuar deri tani asnjë nga të ashtuquajturit “luanë të detit” (sportistët që merren me not dimëror në pishina të hapura).  

0Rekordi i notarit nga Tyumeni u fiksua nga ekspertët dhe në një kohë të afërt informacioni mbi këtë arritje do të fiksohet në Librin e Rekordeve të Rusisë. Gjithsej në garën e notit morrën pjesë 100 “luanë deti” nga dhjetë qytete të ndryshme të Rusisë. Temperatura e ajrit në qyetin Tyumen ishte gjatë zhvillimit të garës -10 gradë.