Partia “Rusia e Bashkuar” do të zhvillojë sot një miting në mbështetje të Presidentit dhe Kryeministrit të vendit. Planifikohet që në këtë tubim të marrin pjesë më shumë se 15 mijë veta.

Më 10 dhjetor në qytete të ndryshme të Rusisë u zhvilluan aksione masive proteste kundër zgjedhjeve të manipuluara në Dumën Shtetërore. Në Moskë, sipas të dhënave të marra nga burime të ndryshme, në miting erdhën nga 25-60 mijë veta.

0Dimitri Medvediev shprehu mospajtim me parullat e hedhura në miting, por kërkoi ndërkohë që të verifikohen të gjitha raportet mbi shkeljet që kanë patur vend në zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit.