Aeroplanmbajtësja e parë kineze, e cila u ndërtua mbi bazë të ish-kryqëzorit sovjetik “Variag” («Варяг»), përfundoi me sukses etapën e dytë të testeve detare të navigacionit. Të dielën ajo u kthye në port pas një lundrimi 12-ditor.

0Nuk dihet nëse u angazhua apo jo gjatë këtij lundrimi aviacioni i bazimit në kuvertë: në këtë aeroplanmbajtëse deri tani nuk është instaluar sistemi që siguron frenimin e avionëve që ulen në kuvertë. Kina kishte ndërmend të blente në Rusi 4 sisteme frenimi, por Moska refuzoi ti shesë asaj pajisje të tilla, duke u referuar tek natyra strategjike e tyre.