Në Slloveni, vandalë të paidentifikuar dëmtuan kapelën (kishëzën) ruse, të ndërtuar që në vitin 1916 në qafëmalin Vrshiç (Vršič) në kujtim të 300 ushtarakëve rusë, të cilët gjetën vdekjen atje nën ortekun e dëborës që i mbuloi ata gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore.

Persona të panjohur shqyen shiritat e bakrit që mbulonin pjesën e sipërme të themelit. Në polici besojnë se krimi në fjalë është kryer me qëllim të shitjes së metaleve me ngjyra.

0Sipas mendimit të përfaqësuesve të Shoqatës së Miqësisë “Slloveni-Rusi”, të cilët prej shumë vitesh përkujdesen për mirëmbajtjen e kapelës (kishëzës) ruse, ky veprim duhet konsideruar si vandalizëm. Për restaurimin e kishëzës do të duhet të shpenzohen disa mijëra qindra euro, kurse vlera e bakrit të vjedhur nuk e tejkalon shumën në disa dhjetra euro.