Korporata e Bashkuar ruse e ndërtimit të Aeroplanëve po negocion në mënyrë mjaft aktive me korporatën italiane “Alenia Aeronautica” për zgjerimin e programit në lidhje me konstruktimin e një versioni të ri të aeroplanit civil “Superjet”, të projektuar për 130 vende (SSJ-130). Për këtë njoftoi gazeta ruse “Kommersant”.

Me prodhimin e avionit të ri nuk do të merret kompania rusë “Aeroplanët Civilë të Sukhoi”, e cila ka filluar prodhimin serik të aeroplanit “Superjet-100”, por një tjetër strukturë e Korporatës së Bashkuar ruse të ndërtimit të Aeroplanëve (OAK). I gjithë problemi konsiston në faktin se koncerni amerikan Boeing, i cili është këshilltar zyrtar i kompanisë rusë “Aeroplanët Civilë të Sukhoi”, e ka ndaluar prodhimin e avionëve “Superjet” me më shumë se 130 vende. Dhe kjo bëhet me qëllim që aeroplani të mos ketë mundësi të konkurrojë me prodhimin e amerikanëve. Ekspertët kanë shprehur një optimizëm të kujdesshëm në lidhje me vetë faktin nëse i duhet vallë një projekt i tillë me të vërtetë kompanisë “Aeroplanët Civilë të Sukhoi”. Por në të njëjtën kohë fjalë bëhet për vendin që duhet ti sigurojë vetes kjo kompani në segmentin më të kërkuar të industrisë së aviacionit në botën e sotme, theksoi Kryeredaktori i portalit AVIA.RU Roman Gusarov:

- Me këtë projekt ne kemi mundësi të depërtojmë në një mjedis me konkurrencë shumë të lartë. Ky treg është ndarë mes “Beoing” dhe “Airbus” dhe, mendoj, se do të jetë shumë i vështirë suksesi në të. Aeroplani “Superjet-100” duhet të jetë i projektuar për fluturime në distanca të mesme dhe ti përgjigjet karakteristikave të aeroplanëve të tillë të njohur në botë si “Airbus A-320” dhe “Boeing-737”. Këta lloj aeroplanësh janë shumë të përhapur dhe të kërkuar në mbarë botën.

Aktualisht për Korporatën e Bashkuar ruse të ndërtimit të Aeroplanëve gjëja më kryesore është fillimi i prodhimit serik të aeroplanëve me cilësi të lartë “Superjet-100”. Dhe vetëm pasi të konfirmojë markën e vet, ajo mund të tentojë të hyjë në tregun e ndërlikuar monopol të aeroplanëve të flutrimeve në distanca të mesme. Dhe, me sa duket nga të gjitha, hyrja në këtë treg nuk do të ndodhë as nesër, as pasnesër. Dhe ky nuk do të jetë projekti SSJ-130, por një zhvillim krejtësisht i ri, vë në dukje Roman Gusarov.

0Tani Korporata e Bashkuar ruse e ndërtimit të Aeroplanëve po zhvillon konsultimet për projektimin e aeroplanit me 130 vende, ndër të tjera edhe me partneren e angazhimit në projektin SSJ-130 “Alenia Aeronautica”. Në projektin SSJ-130 Alenia, në qoftë se ai do të gjejë realizim në jetë, pjesëmarrja e kompanisë italiane mund të rritet nga 25-49%. Alenia është mjaft e interesuar në zhvillimin e projekteve SSJ-100 dhe SSJ-130. Por suksesi i çdo projekti varet kryesisht nga ne. Në qoftë se do të jemi në gjendje t’i propozojmë tregut projektin e kërkuar, Alenia do të mund ta promovojë atë edhe në tregun evropian, edhe në tregun botëror.

Andrei Smirnov