Më 9 dhjetor KQZ-ja e Rusisë shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Dumën Shtetërore.

Fitoren në to e korri Partia “Rusia e Bashkuar”. Bazuar në rezultatet e votimit të 4 dhjetorit ajo mori në Dumën e VI Shtetërore 238 vende. Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) - 92 vende, Partia “Rusia e Drejtë” - 64 vende dhe Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) - 56 vende.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në votim morrën pjesë 65 milionë 774 mijë e 462 votues, ose 60,21% nga numri total i votuesve të regjistruar.

0Siç deklaruan në KQZ, në 21 qendra votimi rezultatet e zgjedhjeve për arsye të ndryshme u konsideruan të pavlefshme. Në lidhje me rezultatet e votimit u paraqitën 1057 ankesa.