Rusia paralajmëroi Izraelin që të përmbahet nga ndërmarrja e operacionit ushtarak kundër Iranit, deklaroi në eterin e kanalit televiziv “Rusia 24” Zëvendësministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergei Riabkov. Sipas fjalëve të tij, “rajoni është i destabilizuar, i mbarsur me shumë konflikte, gjithçka po zien atje. Prandaj edhe një konflikt tjetër i armatosur, aq më tepër me përmasa të tilla, do të ishte një katastrofë e vërtetë për të”.

0Rusia mendon se të gjitha çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen rreth tryezës së bisedimeve. Riabkov njoftoi, se në takimin e zhvilluar në Moskë me Ministrin e Jashtëm izraelit Avigdor Liberman “pozita e palës ruse u përcaktua pikërisht me këto fjalë”.