Të gjitha përpjekjeve për zhvillimin e aktiviteteve të pasanksionuara duhet tu pritet rruga në përputhje me ligjin, ndërsa shkelësit e tij do ti nënshtrohen ndjekjes penale, deklaroi Ministri i Brendshëm rus Rashid Nurgalijev. Ai theksoi se bashkëpunëtorët e policisë duhet të udhëhiqen nga zbatimi i ligjit në veprimet e veta gjatë zhvillimit të tubimeve dhe marshimeve.

0Që nga 5 dhjetori në Moskë, në Shën Petersburg dhe një sërë qytetesh të tjera të Rusisë po zhvillohen mitingje e tubime masive, praktikisht të gjitha ato janë bashkërenditur me autoritetet lokale, tha Rashid Nurgalijev.