Serbët e Kosovës kanë ngritur përsëri barrikada të reja në hyrje të pikës kufitare “Jarinje” në veri të republikës së vetëshpallur. Kjo ndodhi pas ardhjes atje të doganierëve dhe policëve kosovarë. Banorët e fshatrave serbe përreth u përpoqën të vazhdojnë ngritjen e barrierave, por u penguan nga policia lokale.

0Ministri serb për çështjet e Kosovës dhe Metohisë Goran Bogdanoviç theksoi kotësinë e ngritjes së barrikadave. Bile më tepër se kaq, sipas fjalëve të tij, veprime të tilla mund të çojnë madje dhe në përplasje midis serbëve të Kosovës dhe policisë së Serbisë.