Shkak i rrëzimit të avionit të papilotuar amerikan të dielën e kaluar në territorin e Iranit u bë sulmi kibernetik nga ana e shërbimeve speciale iraniane, njoftoi televizioni i Iranit.

Aeroplani i papilotuar amerikan është i pajisur me sistemet më moderne të mbikëqyrjes, me ndërlidhje elektronike dhe radar. Ai mund të shfrytëzohet, në veçanti, për sigurimin e fotografive me rezolucion të lartë, për matjet e sfondit të rrezatimit radioaktiv dhe marrjen e mostrave të ajrit.

0Mediat amerikane njoftuan më parë se aparati në fjalë u përdor për mbledhjen e informacionit në lidhje me objektet e programit bërthamor të Iranit.