Komanda e ushtrisë së Pakistanit deklaroi mbi qëllimin e saj për të vendosur në kufirin me Afganistanin mjete të mbrojtjes kundërajrore për të parandaluar sulmet e mundshme ajrore nga ana e NATO-s, njoftoi sot Përfaqësuesi i Komandës ushtarake të Pakistanit, gjenerali Ashfaq Nadeem.

0Pakistani u detyrua të ndërmarrë masa të tilla pas vrasjes së 25 ushtarakëve pakistanezë gjatë një sulmi ajror të NATO-s më 26 nëntor në rajonin Mohmad. Më parë Komanda e ushtrisë pakistaneze dha urdhër për të hapur zjarr kundërpërgjigjeje në rast të sulmeve të reja ajrore të NATO-s.