KQZ-ja e Rusisë do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit.

Sipas të dhënave paraprake, shumicën e votave e fitoi Partia “Rusia e Bashkuar” - 49,3%. Në vendin e dytë renditet Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) me 19,2% të votave. Në vendin e tretë Partia “Rusia e Drejtë”, në të katërtin Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR). Nuk mundën të hyjnë në përbërjen e Dumës Shtetërore partitë “Jablloko” (“Yabloko”), “Patriotët e Rusisë” dhe “Kauza e Drejtë”.

0Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare morrën pjesë të gjitha 7 partitë e regjistruara politike në Rusi. Duma e re Shtetërore do të punojë që këtej e tutje 5 vjet - një vit më shumë se më parë.