Erupsionet vullkanike së shpejti nuk do të përbëjnë më rrezik kërcënues për trafikun ajror. Shkencëtarët norvegjezë kanë shpikur një pajisje të veçantë, e cila është në gjendje të pikasë renë e hirit që disa qindra kilometra larg.

Radari instalohet nën krahun e avionit dhe i transmeton pilotëve të dhënat mbi përqëndrimin e hirit në ajër dhe trajektoren e lëvizjes së reve. Ndaj kësaj pajisjeje kanë shfaqur tashmë interesim të gjallë shumë kompani ajrore botërore.

0Në pranverë të vitit të kaluar erupsioni i vullkanit islandez Eyjafjallajokull çoi në një kolaps të paparë të trafikut ajror pan-evropian.