Sot në Rusi kremtohet Dita e Heronjve të Atdheut. Kjo datë e shënuar i dedikohet ngjarjes historike të epokës së sundimit të Perandoreshës ruse Ekaterina e Dytë, e cila në këtë ditë në vitin 1769 themeloi Urdhërin e Shën Gjergj Fitimtarit.

0Me këtë medalje dekoroheshin ushtarakët që shfaqnin trimëri, burrëri e vetmohim në beteja. Statusi iu rikthye këtij Urdhëri të lartë ushtarak në vitin 2000. Kurse që nga viti 2007 më 9 nëntor në Rusi nderojnë Heronjtë e Bashkimit Sovjetik, Heronjtë e Federatës Ruse, mbajtësit e Urdhërit të Shën Gjergjit dhe Urdhërit të Lavdisë.