Realizimi i provave të raketës kruz supersonike “BrahMos” në Detin Balltik nga bordi i fregatës, që po ndërtohet në Rusi për Forcat Ushtarake Detare të Indisë, dëshmon se raketa mund të përdoret në anijet e prodhimit rus, deklaroi bashkë-drejtori administrator i kompanisë ruso-indiane “BrahMos” Aleksandër Maksiçev.

0Fregata planifikohet ti dorëzohet Indisë në vitin 2012. Dy fregatat e tjera, që po ndërtohen në kantierin detar balltik “Jantar”, gjithashtu do të pajisen me raketa kruz supersonike “BrahMos” të prodhimit ruso-indian.