Njësitë e mbrojtjes kundërajrore të Trupave Tokësore të Rusisë filluan të pajisen me raketa të reja shënjestër (target) “Strella-10IVC” («Стрела-10ИВЦ»), njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Trupave Tokësore, koloneli Sergei Vllasov.

Raketa-shënjestër imiton fluturimin e objektivave të ndryshme ajrore, elementeve të armatimeve të përpikërisë së lartë (preçize) si dhe aeroplanëve reaktivë me shpejtësi nga 200-400 metra në sekondë.

Për prodhimin e raketës së re shënjestër shfrytëzohen raketat zenit, të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, të destinuara për utilizim.