Rusia do të marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e centraleve bërthamore në Republikën Çeke, njoftoi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në një konferencë shtypi në Pragë. Ai vuri në dukje se aplikimi i Rusisë parashikon një pjesëmarrje më aktive në projektin e partnerëce çekë, duke përfshirë edhe punimet e sipërmarrësve.

0Siç u njoftua më parë, kompania ruse “Atomenergoexport” në konsorcium me “Skoda-Yam” dhe Byronë e projektimit me mjaft përvojë “Hydropress” planifikojnë të marrin pjesë në tenderin e shpallur në Republikën Çeke për ndërtimin e dy reaktorëve të centralit bërthamor “Temelin”.