Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deklaroi se të gjitha shkeljet, që patën vend gjatë zhvillimit të zgjedhjeve për Dumën Shtetërore, duhen të hetohen medoemos dhe të merren vendime ligjore. “Gjëja më kryesore tani është të qetësohen nervat, ti jepet mundësi parlamentit për të filluar punë”, - tha Medvediev në një konferencë shtypi në Pragë pas bisedimeve me Presidentin e çek.

0Siç vuri në dukje më tej Medvediev, ata që nuk pajtohen me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare duhet të veprojnë brenda kuadrove ligjorë. Sipas fjalëve të tij, mitingjet janë vërtetë një manifestim i demokracisë, por ato duhet të zhvillohen në vende të caktuara dhe në përputhje me ligjin.