Shitjet e automobilave të lehtë dhe automjeteve të lehta komerciale në Rusi në vitin 2011 janë rritur 41% në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar  - deri në 2 milionë e 402 mijë copë. Vetëm në muajin nëntor shitjet u rritën me 26%, njoftuan në Shoqatën Europiane të Biznesit.

0Në pesëshen e parë të markave të automobilave më me popullaritet janë përfshirë: “Lada”, “Chevrolet”, “Huyndai”, “Kia” dhe “Renault”. Kërkesat më të larta janë regjistruar për automobilin “Lada Kalina” - shitjet e kësaj marke janë rritur me 35%. Në vend të dytë renditet “Lada Priora”, në të tretin “Lada Samara”.