Kryeministri rus Vladimir Putin ka reaguar negativisht, mjaft ashpër, duhet thënë, ndaj deklaratës së sotme të Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Rusi. Sipas fjalëve të tij, Clinton “inkurajoi, bëri me krahë disa veprimtarëve” brenda Rusisë, “u dha sinjal atyre”. “Ata e kapën këtë sinjal dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit filluan punën në mënyrë aktive”.

0Ai deklaroi se “nuk mund të përzihet në një grumbull” financimi nga jashtë i të gjitha drejtimeve të veprimtarisë pa përjashtim. Kur fjalë bëhet për financimin e kujdesit shëndetësor kjo është gjë e mirë, por kur nga jashtë mjetet financiare investohen në veprimtari politike - kjo është çështje krejtësisht tjetër,- vuri në dukje Kryeministri rus. Ai shtoi se “është veçanërisht i palejueshëm injeksioni  i parave të huaja në proceset zgjedhore në vend”.