Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin pranoi sot domosdoshmërinë e angazhimit në dialog me ata që janë në opozitë dhe dhënien e mundësisë atyre për të përdorur të drejtat e veta kushtetuese për demonstrata.

0Vladimir Putin theksoi se të gjithë të rriturit janë plotësisht të vetëdijshëm se “një pjesë e organizatorëve vepron në përputhje me skenarin e njohur tashmë dhe se para tyre shtrohen qëllime të ngushta egoiste politike”. “Po ne të gjithë e dimë fort mirë gjithashtu se në vendin tonë njerëzit nuk duan zhvillimin e situatës si në Kigistan apo sipas skenarit të një të kaluareje jo fort të largët në Ukrainë, - vuri në dukje Kryeministri. - Askush nuk dëshiron kaos”.