Kontradiktat ekzistuese, në lidhje me mbrojtjen evropiane antiraket, u bënë temë kyçe e mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi që përfundoi në Bruksel. Në këtë takim u diskutua se si po përmbushin palët marrëveshjet e samitit NATO-Rusi të Lisbonës. Siç doli, teza mbi kundërveprimin ndaj rreziqeve të përbashkëta kuptohet nga secila palë sipas mënyrës së vet.

Takimi ministror në Bruksel vërtet nuk është i pari pas samitit historik NATO-Rusi në nivel të lartë në Lisbonë, i cili u zhvillua më 20 nëntor të vitit 2010. Por i pari pas deklaratës së ashpër të Presidentit rus Dimitri Medvediev përkatësisht mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë dhe përgjigjes që iu dha ndaj saj nga ana e NATO-s Rusisë. Në vigjilje Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, i cili kryesoi delegacionin në Bruksel, deklaroi se dialogu për MAR me NATO-n është i pamundur përsa kohë që nuk do ti vihet veshi pozitës së Rusisë. Në Moskë tashmë shpjeguan, në qoftë se Rusia nuk do të marrë pjesë në ndërtimin e sistemit evropian të mbrojtjes antiraket, ajo duhet të sigurohet atëhere se ky sistem nuk do të kërcënojë sigurinë e saj. Në NATO përpiqen ti zhdukin këto dyshime të Rusisë, por gjatë kësaj refuzojnë të japin garanci ligjore. Për Rusinë çështja e MAR është me rëndësi kyçe. Presidenti Medvediev vendosi të forcojë pozitën e Rusisë në procesin negociator. Në deklaratën e vet të 23 nëntorit ai parashtroi njëherazi disa masa përgjigjeje në rast se SHBA do të vendosin elementet e sistemit të vet të MAR në territoret e vendeve fqinje me Rusinë.

Lavrov, gjatë fjalës së marrë në samitin në Bruksel, theksoi se Rusia do garanci të qarta se dislokimi i sistemit të mbrojtjes evropiane antiraket nuk do të kërcënojë potencialin bërthamor të Federatës Ruse:

- Sot tingëlloi dëshira e përbashkët për të vazhduar avancimin drejt zbatimit të marrëveshjeve të samitit të Lisbonës. Shpresoj shumë gjithashtu që për të gjithë është plotësisht e qartë se është i nevojshëm ndërtimi i një sistemi sigurie të pandarë unik të barabartë për të gjithë, që merr parasysh në mënyrë të gjithanshme preokupimet e secilit pjesëmarrës të këtij procesi. Siguria e pandashme nuk është një menu, nga e cila ju mund të zgjidhni pjatën që ju pëlqen, por ajo që ju nuk doni t’ia privoni vetes.

0Duke folur në takimin e Këshillit NATO-Rusi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Andres Fogh Rasmussen deklaroi, se tashmë më shumë se 30 vende zotërojnë apo janë duke zhvilluar teknologjitë raketore. Dhe këto raketa mund të fluturojnë deri në Evropë. Prandaj, në këto kushte, partneriteti strategjik mes Rusisë dhe NATO-s është një domosdoshmëri.

Olga Denisova