“Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe si realitet gjeopolitik pushoi së ekzistuari”. Ky fakt u konstatua në dokumentin, i cili hyri në histori me emrin “Marrëveshjet e Belovezhskut” («Беловежские соглашения»).

20 vjet më parë, më 8 dhjetor të vitit 1991, në Bjellorusi, në rezidencën Viskuli, atë e nënshkruan udhëheqësit e 3 republikave: Boris Yeltsin, (Rusi), Leonid Kravçuk (Ukrainë) dhe Stanisllav Shushkeviç (Bjellorusi). Në këtë dokument njoftohej mbi krijimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS).

Për banorët e ish-republikave sovjetike dhe për vëzhguesit e huaj zhdukja nga harta e botës e superfuqisë (BRSS) u bë, në kuptimin e plotë të fjalës, një surprizë e vëtrtetë. Mbi shkaqet e shpërbërjes së saj kaq të shpejtë vazhdojnë të përsiatin deri tani. Pikë referimi të shpërbërjes së BRSS historianët quajnë datën 12 qershor të vitit 1990, kur Kongresi i Deputetëve të Popullit miratoi Deklaratën mbi sovranitetin shtetëror të Federatës Ruse. Më pas, brenda një viti, u zhvillua e ashtuquajtura paradë e sovraniteteve të republikave sovjetike.

Më 17 mars të vitit 1991 u mbajt referendumi i parë dhe i vetëm popullor në historinë e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). Qytetarëve të republikave sovjetike iu propozua të shprehin mendimin e tyre në lidhje me ruajtjen e bashkimit shtetëror në një “formë të rinovuar”. Edhe pse gjashtë republika sovjetike refuzuan të marrin pjesë në referendum, më shume se 70% e qytetarëve të nëntë republikave të tjera votuan për ruajtjen e Bashkimit Sovjetik.

Më 19 gusht të vitit 1991 një grup politikanësh nga rrethi i afërt i Mihaill Gorbaçovit deklaroi mbi krijimin e Komitetit Shtetëror për Situata të Jashtëzakonshme (GKÇP). Ata kërkuan nga Presidenti Gorbaçov vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend ose transferimin e përkohshëm të pushtetit në duart e Nënpresidentit Gennadi Janaiev. Kjo u bë etapa e dytë e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, vazhdon kryebashkëpunëtori shkencor i Institutit të Ekonomisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Tsipko:

- Komiteti Shtetëror për Situata të Jashtëzakonshme (GKÇP) është me të vërtetë një nga ngjarjet më të çuditshme në historinë e Rusisë. Njerëzit u përpoqën të ruajnë BRSS. Ndërsa në realitet përshpejtuan shpërbërjen e tij.

Dështimi i puçit, në fakt, çoi në rrëzimin e autoriteteve qendrore të Bashkimit Sovjetik. Brenda një muaji pas puçit mbi pavarësinë e vet deklaruan udhëheqësit e të gjitha republikave sovjetike.

I shumëzoi përfundimisht me zero rezultatet e referendumit kombëtar mbi ruajtjen e Bashkimit Sovjetik largimi i Mihaill Gorbaçovit nga posti i presidentit të Bashkimit Sovjetik. Me thënë të drejtën, në bazë të votimit mbarëpopullor ai nuk kishte të drejtë të braktiste postin e vet deri në dhjetor. Ligjërisht vendimi i referendumit ishte më i lartë se sa marrëveshja e 3 udhëheqësve republikanë në Pyllin e Belovezhskut (Беловежская Пуща).

0Integrimi i hapësirës jashtëzakonisht të madhe Euroaziatike fillimisht në Perandorinë Ruse, kurse më pas në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike vazhdoi më shumë se 500 vjet. Dezintegrimi (shpërbërja) i superfuqisë mori më pak se 2 muaj kohë. Në territorin e saj më 8 dhjetor të vitit 1991 filloi formimi i Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP ose CIS).

Mihaill Aristov