Në Japoni, për shkak të problemeve teknike që lindën të enjten në mëngjes, u ndalua reaktori i dytë i centralit bërthamor “Mihama”. Ai ndodhet rreth 320 kilometra në perëndim të Tokios, në prefekturën Fukui. Siç raportoi kompania operatore “Kansai Electric Power”, shkas për ndalimin e reaktorit u bë rrjedhja e ujit nga valvula e sistemit të ftohjes së reaktorit.

Situata aktuale në “Mihama” është shumë e ngjashme me atë që ndodhi në centralin famëkeq bërthamor “Fukushima-1”. Atje, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar të marsit të këtij viti, në disa reaktorë ndodhën rrjedhje të ujit radioaktiv. Pasojat e asaj avarie nuk janë eleminuar deri tani - vetëm sot u dukën njoftimet e radhës mbi synimin e administratës së centralit bërthamor, që pësoi avari, për të derdhur sërish në oqean ujin e ndotur me rrezatim radioaktiv.

Centrali bërthamor “Mihama” gjatë tërmetit të marsit nuk u dëmtua, prandaj nuk ka gjasa që rrjedhja e ujit radioaktiv në të të ketë lidhje me fatkeqësinë natyrore. Përveç kësaj, nuk dihet asgjë përkatësisht depërtimit të materialeve radioaktive përtej kufijve të centralit bërthamor.

Situata komplikohet më shumë nga vetë fakti se specialistët japonezë kanë një nivel të ulët përgatitje për përballimin me situatat e jashtëzakonshme, tregon eksperti rus në fushën e sigurisë së rrezatimit bërthamor Maksim Shingarkin:

- Projektet e të gjitha centraleve bërthamore japoneze janë të ofruara nga kompania amerikane “Westinghouse Electric”. Por ajo nuk e shoqëron procesin e funksionimit të reaktorëve bërthamorë. Në fakt, japonezët janë vetë operatorë të tyre. Në të njëjtën kohë ata si specialistë në projektimin e reaktorëve bërthamorë kanë një nivel shumë të ulët trajnimi. Prandaj situatat energjente, që ndodhin në Japoni dhe likuidohen nga specialistët e saj, shpesh herë i afrohen pragjeve të krizës.

Pas ndalimit të reaktorit të centralit bërthamor “Mihama” në Japoni punojnë tani vetëm 9 nga 54 reaktorët bërthamorë që ndodhen në vend. Shumica e tyre u ndaluan gjatë kontrollit të sigurisë

0Në të njëjtën kohë për shkak të protestave të autoriteteve lokale në Japoni mund të ndalohen të gjitha centralet ekzistuese bërthamore. Pritet që në këtë rast energjetika e vendit të bëhet faktikisht jo-bërthamore që në prill të vitit 2012. Nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj, që situata e re e jashtëzakonshme që lindi në centralit bërthamor “Mihama”, të përforcojë mosbesimin e publikut ndaj energjetikës bërthamore. Kurse reaktorët bërthamore, të cilët u ndaluan që ti nënshtrohen procesit të profilaktikës, nuk janë vënë deri tani në funksionim. Në këtë rast vendit do ti duhet të shpenzojë suplementarisht rreth 40 miliardë $ për blerjen e lëndëve hidrokarbure për termocentralet.

Konstantin Garibov