Deri në vitin 2020 nxjerrja e gazit natyror në shelfin rus mund të rritet deri në 3.2 herë dhe të arrijë vëllimin 86.1 miliardë metra kub gaz, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjetikës të Rusisë. Në vitin 2011 nxjerrja e gazit në shelf mund të arrijë në 27 miliardë metra kub. Prodhimi i naftës pritet të rritet me 1.7 herë - nga 16 milionë ton në vitin 2011 deri në 26.6 milionë ton në vitin 2020.

0Rusisë i përket shelfi detar më premtues për nga pikëpamja e nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror. Rezervat e rikuperueshme të përgjithshme të tij vlerësohen në 100 miliardë ton karburant standart.