Korporata e Bashkuar ruse e Prodhimit të Aeroplanëve do të hapë në Malajzi qendrën për riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve gjuajtës rusë të markës “Sukhoi” në vitin 2012 në bazën ajrore Gong Kedak. Të gjitha pajisjet e nevojshme për vënien në shfrytëzim të kësaj qendre tashmë janë dërguar në Malajzi.

0Në momentet aktuale në shërbim të ushtrisë së Malajzisë janë vënë 18 avionë gjuajtës Su-30MKM, të cilët u blenë në vitin 2003 për 910 milionë $. Shërbimet teknike për këta aeroplanë do të ofrohen nga qendra e re. Qendra që po krijohet në Malajzi është avantazhi kryesor rus në tenderin për furnizimin e 36-40 avionëve luftarakë, i cili do të shpallet në vitin e ardhshëm.