Koncerni rus “Gazprom” dhe Ministria e Infrastrukturës Kombëtare të Izraelit po eksplorojnë tani mundësinë e bashkëpunimit në sferën e shpërndarjes dhe eksportit të gazit izraelit në vendet e treta.

0Nënkryeministri i parë i Federatës Ruse Viktor Zubkov njoftoi se “Gazprom” është i interesuar për studimin e projekteve që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e kompanisë ruse në zhvillimin e infrastrukturës së brendshme të gazit natyror në Izrael.