Uzina më e madhe në botë për prodhimin e litium-jon akumulatorëve (baterive) të fuqishëm u hap në rajonin Novosibirsk (Siberi). Teknologjia e lartë u përvetësua në Rusi me ndihmën e kompanisë “Lioteh” - ndërmarrjes së përbashkët të “Rusnano” dhe holldingut ndërkombëtar “Thunder Sky”. Vëllimi i investimeve në këtë projekt arriti në 433 milionë $

0Ndaj litium-jon akumulatorëve po shfaqet një interes i madh nga ana e Shoqërisë së Hapur Aksionere “Rrugët Hekurudhore të Rusisë”, Metroja e Moskës, kompanitë e industrisë së mbrojtjes. Uzina planifikon të prodhojë deri në 1 milion akumulatorë në vit për Rusinë, Amerikën e Veriut dhe Evropën.