Flota ushtarake detare e Rusisë hoqi dorë nga alfabeti semafor, i cili përdoret nga ushtarakët për shkëmbimin e informacionit në mes të anijeve gjatë një periudhe 116-vjeçare. Që nga 1 dhjetori i vitit 2011 studimi i alfabetit semafor (sinjalizimit) përjashtohet nga programi mësimor i specialistëve të ndërlidhjes. Në vend të semaforit ndërlidhësit do ti kushtojnë më shumë vemendje sinjalizimit me drita të alfabetit Morse.

0Me sa duket, studimi i alfabetit semafor u përjashtua nga programi mësimor për shkak të reduktimit të afatit të shërbimit ushtarak të ndërlidhësve. Kjo lëndë mund të rikthehet në program pas kalimit të flotës në shërbimin me kontratë.