Anëtarët e ekuipazhit kryesor të ekspeditës së fundit për këtë vit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) dhe dubluesit e tyre do të nisen të enjten për në kozmodromin “Bajkonur”, ku do të zhvillojnë trajnimet e parastartit. Kozmonauti rus Oleg Kononenko, astronauti i Agjencisë Hapësinore Evropiane André Kipers dhe ai i NASA-s Donald Pettit duhet të bëjnë në kozmodrom 2 provat përfundimtare të skafandrave të fluturimit, me të cilat ata pas 2 javësh do të nisen për në orbitë.

0Lëshimi i raketëmbajtëses “Sojuz” është planifikuar më 1 dhjetor, ndërsa ankorimi i saj me SKN - më 23.