Busti prej bronzi i kozmonautit të parë të planetit Juri Gagarin u vendos në territorin e Qendrës ruse të Shkencës dhe Kulturës në qytetin Trivandrum të shtetit indian Keralam. Autor i këtij monumenti është skulptori Aleksei Leonov.

0Deri në fund të vitit 2012 numri i vendeve memoriale, të lidhura me emrin e kozmonautit të parë, do të shtohet në Indi. Në fund të dhjetorit monumenti i tij do të vendoset në Mumbai, ndërsa në vitin 2012 në Kalkuta. Pas fluturimit të vet në kozmos Juri Gagarin ka qenë me vizita në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe Indinë.