Ministri rus i Mbrojtjes Anatoli Serdiukov i paraqiti qeverisë skicat e limuzinit ZiL-41047, i cili destinohet të zëvendësojë të gjitha makinat e markave të huaja që ndodhen në dispozicion të zyrtarëve. Tani projekti i këtij automobili ndodhet ende në përpunim e sipër, por shprehet i gatshëm të japë ndihmën e vet në konstruktimin e tij koncerni francez i prodhimit të automobilave “Renalut”.

0Automobilët e klasës luks janë montuar dhe do të vazhdojnë të montohen me dorë në Uzinën me emër të I.A Lihaçov. Limuzini i ri do të ketë një dizjan të ri modern, por do të ruajë megjithatë stilin e vet të përgjithshëm të njohur.