Në shoqërinë ruse temë № 1 vazhdojnë të mbetet, si dhe më parë, rezultatet e zgjedhjeve në Dumën Shtetërore. Diskutimet kohë pas kohe kalojnë në shpërthime protestash në rrugë: disa pajtohen me rezultatet e votimit, të tjerë - jo.

Në zemër të kryqytetit rus u mblodhën rreth 15.000 pjesëmarrës të Lëvizjes “Nashi” (“Tanët”). Ata u shprehën në mbështetje të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Njëkohësisht me ta, dhe praktikisht po në atë vend, zhvilluan mitingun e tyre edhe ata që janë të pakënaqur nga rezultatet e votimit. Një afërsi e tillë gjeografike çoi në përplasje të pashmangshme. Si rezultat u arrestuan qindra pjesëmarrës të aksioneve të protestës, duke përfshirë edhe disa liderë të opozitës.

Në përgjithësi, vë në dukje Drejtori i Qendrës për hulumtime të shoqërisë post-industriale Vlladisllav Inozemets, të pakënaqur ka pas çdo zgjedhjesh dhe kjo është një dukuri mëse normale:

- Shoqëria tek ne është demokratike. Edhe ajo që po ndodh tani, edhe ajo që ndodhi gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, tregon fare qartë se qytetarët janë të gatshëm të luftojnë për të drejtat e veta. Ne kemi parë se sa aktivisht kanë punuar vëzhguesit në këto zgjedhje parlamentare. Ne jemi bërë gjithashtu dëshmitarë të shprehjes aktive të mendimit të vet nga ana e anëtarëve të komisioneve zgjedhore nga partitë opozitare. Edhe fakti i daljes në mitingje në 5 dhe 6 dhjetor të një pjese të qytetarëve është plotësisht i shpjegueshëm. Qytetarët thjesht dalin në mbrojtje të të drejtave të tyre.

 

© Foto: EPA

Ndoshta ne kemi hyrë në një nga etapat më të ndjeshme, më të dhimbshme të konsolidimit të shoqërisë civile. Por ka dhe të tillë që besojnë se forcat opozitare do të dilnin në rrugë në çdo rast dhe se s’ka të bëjë fare këtu mbrojtja e të drejtave, thotë Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për Informacionin Politik Aleksei Muhin:

- I gjithë problemi konsiston në faktin se opozita, e cila po përpiqet të kryesojë këtë proces, pat deklaruar që para ditës së votimit se zgjedhjet janë të paligjshme. Një para-programim i tillë reagimi ndaj rezultatit, i cili do të ishte i papranueshëm në çdo rast, me thënë të drejtën, të indinjon në një farë mënyre, të bën konfuz. Kjo do të zhvleftësojë rëndësinë e atyre proceseve, dëshmitarë okularë të të cilëve jemi bërë ne sot.

 

© Foto: RIA Lajmet

Arrestimet në masë midis protestuesve shkaktuan një valë të fuqishme kritikash si nga ana e opozitës, ashtu dhe e Perëndimit. Ja se ç’thotë në lidhje me këtë Nënpresidenti i Qendrës ruse për Teknologjitë Politike Sergei Miheiev:

- Ndërlidhuria përvijohet mëse qartë. Në Moskë u zhvilluan mitingjet dhe menjëherë, pa mënuar fare, si jehonë e këtyre mitingjeve pasuan deklaratat kritike në adresë të Rusisë nga ana e SHBA dhe disa vendeve evropiane. Domethënë është krejtësisht evident aksioni i koordinuar. Duhet të dilet në rrugë e të demonstrohet publikisht se ka pakënaqësi. Kurse partnerët e huaj reagojnë ndaj kësaj shprehje pakënaqësie në mënyrën përkatëse.

Duhet thënë, se përveç të pakënaqurve nga rezultatet e zgjedhjeve dhe atyre që i mbështesin dhe i nxisin ata, në qendër të Moskës dolën në tubim dhe komunistët relativisht neutralë. Partia e tyre rriti në mënyrë të ndjeshme praninë e vet në Dumën Shtetërore. Ndërsa në miting nga radhët e tyre u mblodhën jo shumë, rreth 400 veta. Të gjithë ata u shpërndanë në mënyrë paqësore pas aksionit të vet të protestës.

Natalia Kovalenko