Deklarata e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton, e cila i quajti zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit në Rusi si “jo të lira dhe jo të ndershme”, është mungesë respekti ndaj OSBE-së, mendon Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergei Lavrov.

Duke folur në një konferencë shtypi në Vilnius ai deklaroi, se “disa kolegë vijnë në mbledhjet e OSBE-së për ta shfrytëzuar tribunën e saj për shprehjen e pretendimeve të veta”.

0“Hillary Clinton dhe ekipi i saj, me sa duket, kanë ardhur në Vilnius për tu dukur përpara votuesve të vet. Në qoftë se palët kanë pretendime ndaj njëra-tjetrës, ato duhet ti shprehin në dialog”, - vuri në dukje Ministri i Jashtëm rus.