Forcat e Armatosura të Rusisë ia hynë punës për realizimin e masave me karakter tekniko-ushtarak në përgjigje të vendosjes së sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë, njoftoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse gjenerali Nikollai Makarov.

0Ato masa, për të cilat foli Presidenti Dimitri Medvediev, “po fillojnë të realizohen. Bile më tepër se kaq, ne jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë adekuate ndaj zhvillimit të mëtejshëm të situatës me sistemin e MAR në Evropë”, - deklaroi Nikollai Makarov në takimin e zhvilluar me atashetë e huaj ushtarakë në Moskë. Ai tha gjithashtu, se Rusisë nuk i duhet aspak gara e armatimeve, por atë po shtyjnë, po e detyrojnë për këtë.