Rusia nuk e sheh aspak të arsyeshme për t’u bashkuar me embargon energjetike kundër Iranit, deklaroi sot në Doha (Katar) Ministri rus i Energjisë Sergei Shmatko.

0“Rusia është një eksportuese shumë e madhe e naftës dhe gazit, e cila nuk konsumon as edhe një ton nga burimet e energjisë të Iranit, dhe prandaj ne nuk kemi nevojë të bashkohemi me embargon”, - vuri në dukje Ministri Shmatko. Sipas fjalëve të tij, është e domosdoshme, në këtë rast, t’i shmangemi politizimit të çështjeve që kanë të bëjnë me energjetikën.