Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov refuzoi pjesëmarrjen e vet në takimin e sotëm të OSBE-së në Vilnius të Lituanisë. Takimi i Ministrave të Jashtëm të OSBE-së u hap në kryeqytetin lituanez të martën dhe që ditën e parë Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton u vërsul me kritika të ashpra në adresë të Rusisë përkatësisht zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit. Lavrov i konsideroi si të papranueshme deklaratat e Hillary Clinton, e cila i quajti zgjedhjet e zhvilluara në Rusi si “jo të lira dhe jo të ndershme”.

0MPJ e Rusisë shprehu shpresën se pala amerikane do të përmbahet nga sulmet verbale armiqësore. Qytetarët rusë bënë zgjedhjen e vet dhe vetëm ata kanë të drejtë të përcakojnë të ardhmen e vendit, pavarësisht nga recetat e politizuara të kujtdo qoftë, deklaruan në MPJ të Rusisë.