Eksporti i armëve nga Rusia në vitin 2011, që realizohet nëpërmjet kompanisë “Rosoboronexport”, do të tejkalojë treguesin e periudhës analogjike të vitit të kaluar me 1 miliard $ dhe do të arrijë shifrën 9.7 miliardë $, njoftoi sot në ekspozitën e armatimeve “Lima 2011” në Malajzi Kreu i delegacionit rus, përfaqësuesi i kompanisë “Rosoboronexport” Viktor Komardin. Ai kujtoi se kompania ka krijuar një portofol porosish për shitjen e armëve ruse me vlerë totale prej 36 miliardë $.

0Sipas fjalëve të Viktor Komardin, kompania “Rosoboronexport” ka nënshkruar  kontrata me më shumë se 70 vende.