Partia e dytë e arit venezuelian, që ishte vendosur më parë për ruajtje në depozitat e vendeve të Evropës Perëndimore dhe shteteve amerikane, po kthehet tani në vend, njoftoi Presidenti i Venezuelës Hugo Chávez. Ai vuri në dukje se tani nuk është aspak e sigurt të mbash arin e vendit në bankat evropiane dhe amerikane, të cilat ndodhen nën rrezikun real të falimentimit.

0Sipas fjalëve të Hugo Chávez, Venezuela planifikon ti vendosë rezervat e veta monetare ndërkombëtare në bankat e vendeve “mike”: Brazil, Kinë dhe Rusi. Partia e parë e arit venezuelian u riatdhesua në fund të nëntorit. Gjithsej në vend do të kthehet një sasi metali të çmuar me vlerë rreth 11 miliardë $.