Shkalla e aktivitetit të shfaqur nga ana e partive dhe lëvizjeve në Moskë, pas votimit të së dielës në zgjedhjet parlamentare, është jashtëzakonisht e lartë. Fituesit kremtojnë triumfin e vet dhe dalin në mitingje. Ata që humbën dhe nuk pajtohen me rezultatet protestojnë dhe gjithashtu organizojnë mitingje. Autoritetet e kryeqytetit rus po rrisin masat e sigurisë.

Sot pasdite, mu në zemër të Moskës, u organizua një tubim në shkallë të gjerë nga Lëvizja rinore ruse “Nashi” (“Tanët”) në mbështetje të Partisë “Rusia e Bashkuar”. Kurse në mbrëmje, përballë Teatrit Bolshoi, u mblodhën në miting përkrahësit e kësaj partie. Ajo, sipas të dhënave paraprake, ka siguruar tashmë shumicën absolute në Dumën Shtetërore.

Në datën 5 dhjetor në Moskë u zhvilluan mitingje të Lëvizjes opozitare “Solidariteti” dhe komunistëve, kushtuar rezultateve të zgjedhjeve në Dumën Shtetërore. Demonstruesit deklaruan mbi falsifikimin e zgjedhjeve dhe kërkuan rinumërimin e votave. Aksioni i protestës i Lëvizjes opozitare “Solidariteti” përfundoi me arrestime, në momentin kur disa qindra veta u përpoqën të zhvillojnë një marshim të pasanksionuar proteste.   

Mitingu i Lëvizjes jo-parlamentare “Solidariteti” u bashkërendit paraprakisht me autoritetet e kryeqytetit rus. Sipas të dhënave të fundit, në të morrën pjesë nga 4000-6000 veta. Përpara njerëzve të mbledhur në këtë miting folën opozitarë të njohur rusë: Bashkëkryetari i Partisë “Liria Popullore” Boris Nemcov, Lideri i Lëvizjes “Solidariteti” Ilia Jashin. Të gjithë ata folën për falsifikime të shumta në zgjedhjet e 4 dhjetorit. Shkrimtari Dimitri Bikov deklaroi se shoqëria i vuri veshin më në fund thirrjeve të opozitës dhe doli në rrugë:

-  Për fat të keq, në vitet 1990 ne nuk ditëm të përfitojmë nga liria që na u ofrua. Por këto vitet e fundit në Rusi është formuar një shoqëri me të vërtetë civile. Pavarësisht nga fakti se për këtë u deshën plot 10 vjet stanjacioni. Kjo, megjithatë, është më mirë se 100 vjet, si ndodh ngandonjëherë në Evropë.

Bashkë me këtë ekspertët venë në dukje se aksioni i fundit i protestës i Lëvizjes “Solidariteti” nuk mund të pasqyrojë, megjithatë, prirjet e gjithë popullsisë. Për më tepër se numri i protestuesve ishte relativisht i vogël.

Pas përfundimit të mitingut një pjesë e pjesëmarrësve zhvilluan një marshim të paautorizuar proteste nëpër rrugët e Moskës. Të nesërmen në intervistën e vet dhënë për mediat Boris Nemcov pohoi se ky vendim ishte spontan. Por pjesëmarrësit e mitingut deklarojnë se me thirrjen për zhvillimin e tij atyre iu drejtua Lideri i Lëvizjes “Solidariteti” Ilia Jashin.

Forcat e ruajtjes së rendit filluan të arrestojnë pjesëmarrësit vetëm pasi ata u kërcënuan të paralizojnë qarkullimin në gjithë rugët në qendër të Moskës. Të hënën në mbrëmje u polici u çuan nga 200 deri në 300 veta. Shumë prej tyre tashmë janë liruar. Nën arrest vazhdojnë të mbahen blogeri Aleksei Navalnij dhe Lideri i Lëvizjes “Solidariteti” Ilia Jashin.

0Sot (më 6 dhjetor) me vlerësimin e vet përkatësisht rezultateve të zgjedhjeve doli Lëvizja rinore ruse “Nashi” (“Tanët”). Aktivistët e saj u shprehen në mbështetje të autoriteteve aktuale. Aksioni i Lëvizjes “Nashi” filloi më 14:00 sipas orës së Moskës. Pjesëmarrësit e tij, të cilët u mblodhën në Sheshin Manezh në qendër të Moskës, deklaruan se integriteti i zgjedhjeve u konfirmua nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe rusë. Prandaj kërkesat dhe pretendimet e opozitës janë krejtësisht të pabaza. Sipas të dhënave të fundit, në këtë miting morrën pjesë deri në 14.000 veta.

Maria Vesnovskaja