Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka nevojë për një reformë të thellë, përndryshe ajo mund të humbasë ndikimin dhe rëndësinë e vet. Për këtë deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili aktualisht merr pjesë në samitin e OSBE-së. Detyra e OSBE-së, si organizatë që bashkon Evropën, Azinë dhe SHBA, është mjaft ambicioze - ndërtimi i hapësirës së përbashkët të sigurisë.

Çështjet kryesore të samitit në Vilnius janë: konfliktet e ngrira, kërcënimet ndërkombëtare dhe forcimi i bashkëpunimit me vendet-partnere të OSBE-së.

Takimi i sotëm “është organizuar në kushtet e turbulencave të papara” në rajonet pranë zonës së përgjegjësisë të OSBE-së, theksoi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov:

- Ngjarjet e “pranverës arabe”, kursi i paqartë i rregullimit të problemit afgan rrisin vemendjen ndaj marrëdhënjeve të OSBE-së me partnerët për bashkëpunim. Ne jemi të interesuar që popujt e Afganistanit, vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të përcaktojnë vetë rrugën e zhvillimit të tyre. OSBE-ja mund të japë një kontribut real në mbështetjen ndërkombëtare të këtyre proceseve nën drejtimin e OKB-së, duke u nisur nga burimet që ka në dispozicion dhe në përgjigje të kërkesave të bëra nga vetë vendet-partnere.

Shumë pjesëmarrës të samitit përshëndetën rifillimin zyrtar të negociatave në formatin “5+2” për zgjidhjen e problemit Transnistrian. Në këtë grup përfshihen Transnistria, Moldavia, Rusia, Ukraina, OSBE-ja, BE-ja dhe SHBA. Rusia ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e tyre sa më konstruktiv. Lavrov vuri në pah edhe konflikte të tjera ekzistuese rajonale dhe i bëri thirrje OSBE-së për të marrë në konsideratë propozimet e Rusisë për zgjidhjen e konfliktit në Nagorni Karabah (Nagorni Karabakh):

 - Procesi i negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Nagorni Karabah (Nagorni Karabakh) po vazhdon në mënyrë mjaft intensive nën mbikëqyrjen e tre bashkëkryetarëve të Grupit të Minskut të OSBE-së. Inkurajojmë palët për të përfituar nga propozimet, të cilat u përpunuan si rezultat i kontakteve të mbajtura në dy vitet e fundit me iniciativën e Presidentit Dimitri Medvediev, dhe u mbështetën në deklaratën e përbashkët të udhëheqësve të Rusisë, SHBA dhe Francës në maj të këtij viti në Deauville. OSBE-ja duhet të mbajë gjithashtu në fokus edhe situatën në Kosovë.

0Vitin e ardhshëm OSBE-në do ta kryesojë Irlanda, e cila demonstron vendosmërinë e vet për ta bërë maksimalisht efektive punën e kësaj Organizate si dhe zbatimin e parimeve dhe objektivave të saj.

Olga Denisova