Sonda automatike ndërplanetare e NASA-s “Voyager 1”, fluturimi i së cilës po vazhdon tashmë që prej 34 vjetësh, hyri në zonën e panjohur deri tani nga shkencëtarët brenda kufijve të jashtë të Sistemit Diellor. Zona e re është njëfarë “kënete kozmike”, ku shpejtësia e grimcave të ngarkuara me elektricitet të emetuara nga Dielli bie deri në minimum.

0Të gjitha të dhënat sugjerojnë se “Voyager 1” ndodhet në një distancë prej 18 miliardë kilometra nga Dielli.