Presidenti i Perusë Ollata Humala shpalli mbi vendosjen e regjimit të gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të protestave masive. Shkas për shpërthimin e pakënaqësisë nga ana e popullsisë u bë veprimtaria e kompanisë amerikane Newmont, e cila merret me operacionet minerare në rajonin Cajamarca në veri të vendit. Banorët e Perusë janë fort të preokupuar për gjendjen e burimeve të ujit të pijshëm. Uji nga katër liqenet malore, të cilët sigurojnë pothuajse gjithë rajonin, sipas projektit, do të mblidhet në rezervuarin që po ndërtohet nga kompania amerikane.

0Gjendja e situatës së jashtëzakonshme do të ruhet për 60 ditë. Qytetarëve do tu kufizohen pjesërisht të drejtat e tyre, policia merr të drejtën për të bërë arrestime pa paraqitje udhër-arresti. Pozita e autoriteteve mbetet e njëjtë: projekti nuk përbën rrezik kërcënues për popullsinë, kurse zbatimi i tij do ti shërbejë plotësimit të buxhetit.