Një grup shkencëtarësh nga Muzeu i mamuthit në Jakuti (republikë kjo në përbërjen e Federatës Ruse) dhe Universiteti japonez Kinki do të fillojnë vitin e ardhshëm klonimin e mamuthit, eshtrat e të cilit u zbuluan në zonën siberiane të ngricës së përjetshme. Në femurin e gjetur të gjitarit gjigand është ruajtur mjaft mirë palca e kockave. Ajo dhe do të bëhet burimi, materiali fillestar gjenetik për të rikrijuar kafshën parahistorike.

Eshtrat e mamuthit u gjetën në verë të këtij viti gjatë gërmimeve në veri të Jakutisë (Yakutia). Ato i përkasin shekullit të XIII para erës së re. Këlyshin e shëndetshëm të mamuthit shkencëtarët planifikojnë ta shohin tashmë që pas 5 vjetësh.