Opozita ruse ndërmorri të hënën aksione proteste kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, në të cilat kryeson partia “Rusia e Bashkuar”. Në mitingun e organizuar në qendër të Moskës nga lëvizja “Solidariteti” («Солидарность») morrën pjesë rreth 2000 veta.

0Aksioni i protestës, i lejuar nga autoritetet, kaloi pa incidente, por në përfundim të tij në mes të turmës filluan të dëgjohen thirrjet për të marshuar nëpër rrugët kryesore të Moskës. Disa persona ndërmorrën përpjekjen për të bllokuar rrugën automobilistike dhe filluan të tundin andej-këtej makinat në rrugë. Pas kësaj policia ndaloi rreth 300 persona.