Kryqëzori i rëndë aeroplanmbajtës rus “Admiral Kuznecov” («Адмирал Кузнецов») dhe anija e madhe anti-nëndetëse “Admiral Çabanenko” («Чабаненко») po nisen sot me një lundrim dy-mujor në Detin Mesdhe. Në programin e lundrimit janë përfshirë zhvillimi i stërvitjeve ushtarake në Atlantik dhe në akuatorin e Detit Mesdhe si dhe hyrja në portin sirian Tartus, ku ndodhet pika ruse e mbështetjes teknike të anijeve.

0Në prag në Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse njoftuan se hyrja në portin Tartus ishte planifikuar që shumë kohë para përkeqësimit të situatës në Siri dhe u morr vendimi për të mos e anuluar atë. Kjo do të jetë një vizitë thjesht teknike, e kushtëzuar nga nevoja për tu rimbushur me lëndë djegëse, ujë dhe produkte ushqimore.