Rruga midis Osetisë së Jugut dhe Rusisë është bllokuar “në lidhje me situatën e komplikuar politike që është krijuar në republikë me qëllim të parandalimit të provokimeve”, njoftuan në organet e ruajtjes së rendit të republikës.

Me koordinimin e veprimeve të strukturave ushtarake, pas atentatit të ndërmarrë ndaj jetës së Prokurorit të Përgjithshëm të Osetisë së Jugut, do të merret ministri i punëve të brendshme, deklaroi Presidenti Eduart Kokoiti në mbledhjen urgjente që zhvilloi me krerët e strukturave ushtarake të republikës.

0Ish kandidatja për presidente e Osetisë së Jugut Alla Dzhiojeva ka ndërmend të organizojë mbledhjen e këshillit shtetëror legjitim, të krijuar nga vetë ajo, në të cilin do të përpunohet plani i veprimeve të mëtejshme. Ajo ka ndërmand të kërkojë azil politik në Rusi për veten, mbështetësit dhe votuesit e saj.